Arbëri

Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban të premten mbledhjen e radhës, në të cilën janë paraparë 8 pika të rendit të ditës.

Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare si dhe përgatitjet për seancë plenare të re të radhës.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022,

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022,

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022,

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022,

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022,

VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës,

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.