Arbëri

Kelani: Ka indikacione se situata në veri mund të përkeqësohet

Descriptive Text

Policia e Kosovës vlerëson se situata në veri të vendit mund të përkeqësohet pas sulmeve të zyrtarëve në atë pjesë të Kosovës. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, në “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se policia ka ndërmarrë masa të shtuara për ta mbajtur situatën e qetë.

“Kryesisht është situatë e qetë stabile, por e përcjellë me disa incidente, me disa raste kriminale në pjesën e veriut të Mitrovicës. Referuar rasteve të fundit nga 13 prilli deri sot, tregon që ka indikacione që situata të jetë më e brishtë apo të përkeqësohet në pjesën e veriut të vendi. Por, si Polici e Kosovës jemi prezentë, kemi marrë masat e shtuara me kohë që ta mbajmë situatën e qetë”, ka thënë ai.

Sulmet kriminale, sipas tij, kanë tendencë të krijohet pasiguri në veri.

“Sulmet e njëpasnjëshme janë akte kriminale që kanë të bëjnë me elemente të ndryshme që i shoqërojnë këto raste sepse janë përdorur armë zjarri, mjete shpërthyese, piroteknike, pjesë të metalta që quhen iriqë, dhe duke i parë këto akte kriminale jep indikacione apo tendenca që të krijohen pasiguri në veri të Mitrovicës”, ka shtuar Kelani.

Sipas Kelanit, sulmet ndaj policëve të Kosovës kanë qëllime më të mëdha.

“Rastet kanë qëllimin e caktuar, janë të ndërlidhura sepse kanë ndodhur në kontinuitet të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës por që kanë qëllime edhe më të mëdha. Kanë filluar nga 13 prilli kur kanë ndodhur dy rastet e para kur janë vendosur iriqë”.

Kelani shtoi se për shkak se sulmet kanë qenë të organizuara dhe të planifikuara janë më vështirë të hetohen dhe të zbulohen kryerësit.

“Këto raste kriminale tentojnë përmes tyre të krijojnë një pasiguri edhe për qytetarët që jetojnë atje dhe te vetë zyrtarët policorë. Zyrtarët janë të bindur dhe janë ata që dëshirojnë të kryejnë punët e veta pavarësisht rrezikut”, ka deklaruar Kelani.

Kurse, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, ka thënë se gjeografikisht nuk është e mundur që sulmet në veri të kryhen nga dikush tjetër, përveç serbët.

Të martën, Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri. Vetëm gjatë muajit prill ndodhën disa sulme ndaj Policisë në këtë pjesë të Kosovës, që banohet nga shumica serbe.

“Tensionet ndihen. Mitrovica afekton këto gjëra. Mitrovica e Veriut është larg vendit ku po ndodhin këto incidente. Nuk është afër, por normalisht ndihen. Shpresoj që ngjarjet po ndodhin për shkak të lëvizjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit në Kosovës, me vizitat e delegacioneve të shtuara amerikan. Shpresoj të jenë vetëm eksese të izoluara dhe të rikthehet qetësia në vend. Nuk vërehet ndonjë tension i jashtëzakonshëm, por çdo ngjarje që ndodh në Mitrovicë ngrit tensionet. Edhe gjeografikisht nuk mund të jetë e mundur që sulmi të ndodh nga dikush tjetër përveç komunitetit serb, të cilët e frekuentojnë më së shumti këtë pjesë. Shpresojmë që kjo të kryhet në mënyrë sa më paqësore”, ka thënë Sadiku në “60 Minuta” të KTV-së.

Sadiku ka thënë se sulmet ndaj Policisë janë akte që duhet dënuar, megjithatë në Mitrovicën e veriut, sipas tij, nuk vërehet ndonjë lëvizje e kujdesur.

“Mitrovica është mësuar me këto tensione”, ka thënë ai.