Arbëri

Kolonë e gjatë në Merdar për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata të veturave janë krijuar në pikë kalimin kufitar Merdar.

Ekipi i KOHËS ka qëndruar të shtunën në mëngjes atje, ku janë krijuar kolona të gjata të veturave, në dalje nga Kosova.

Disa qytetarë me të cilët ka biseduar KOHA kanë thënë se ka rreth dy orë që janë duke pritur të kalojnë kufirin për në Serbi. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë mërgimtarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë ditës së shtunë, kolona në Merdar është 1 kilometër. Sipas kësaj qendre, pritjet për të dalë nga Kosova janë dy orë, ndërkaq për të hyrë janë 5-10 minuta.

Ditëve të fundit në Kosovë kanë qëndruar një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve, për shkak të pushimeve si pasojë e Pashkëve.

Image

Image