Arbëri

Të enjten takohen kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi

Descriptive Text

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se grupet punuese nga Kosova dhe Serbia u takuan të mërkurën për herë të fundit, për çështjen e targave.

Ai shkroi në Twitter se me punën e tyre, Kosova dhe Serbia u përgatiten për diskutimet e së enjtes mes kryenegociatorëve.

“Tani iu takon kryenegociatorëve ta gjejnë marrëveshjen për rrugën përpara”, shkroi Lajçak.

Përfaqësuesi i BE-së gjatë ditës u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se është biseduar për rrugën para në dialog e po ashtu për takimin e radhës të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Marrëveshja e përkohshme për targat, skadon të enjten.