Arbëri

Mot me shi të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi në vend.

Në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius., ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.