Arbëri

​Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe të premten pranë lapidarit të të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Konjufca, në bashkëbisedim me përfaqësuesin e këtij fshati dhe disa prej familjarëve të martirëve, ka thënë se në ditë si kjo, kujtojnë të gjithë ata që me gjakun e tyre siguruan lirinë e vendit.

“Lavdi gjakut të derdhur, sepse pa gjakun e tyre nuk do të vinte as liria e as pavarësia. Ata ranë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në Kosovën tonë të lirë”, tha Konjufca.

Më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.