Arbëri

Kërçeli: 100-euroshi është për ata që nuk paguhen mbi 1000 euro

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, deklaroi se shuma prej 100-eurosh që u nda të martën nga Qeveria, nuk i përfshin punëtorët që paga e tyre është mbi 1000 euro.

Këtë e tha në rrjetin social Facebook, ndonëse një gjë të tillë, ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk e bëri të ditur gjatë konferencës.

“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, shkroi Kërçeli.