Arbëri

Moti sot në Kosovë

Gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së martë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsius, kurse maksimalet do të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius.

Sipas IHK-së, gjatë kësaj jave parashihet përmirësim i motit.

“Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike po shkon drejt stabilizimit. Ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje të asnjë forme, brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.