Arbëri

Latifi refuzon t’i përgjigjet deputetit të Listës Guxo për një projekt me Bankën Botërore

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka refuzuar t’i përgjigjet deputetit të Listës Guxo, Burim Meta, lidhur me një projekt të Qeverisë me Bankën Botërore për shëndetin mendor.

Meta ka thënë se pandemia ka shkaktuar probleme edhe më të theksuara në këtë aspekt, derisa e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë se deri ku ka mbërritur procedura lidhur me projektin.

Latifi ka thënë se në këtë proces të punës kanë shumë projekte që do t’i fillojnë shumë shpejtë, porse nuk i është përgjigjur Metës lidhur me projektin.

Meta e ka marrë sërish fjalën dhe ka thënë se Latifi tha gjithçka, pos përgjigjes që ai kërkoi.

“Nuk desha me pas pyetje por këto që i tha, gjithçka munden me qenë pos përgjigja që e kërkova. Të lutem më thuaj, ku është projekti me Bankën Botërore që është bërë përmes Qeverisë. Më thuaj të lutem”, ka thënë Meta.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë nëse do të përgjigjet, por ai ka refuzuar.