Arbëri

Reagon Presidenca: Përpjekja për ta reduktuar fuqinë e presidentes në pamjen e saj është trishtuese

Descriptive Text

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e kishte kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se tri karakteristikat e saj gjatë vitit të parë të mandatit të saj janë heshtja ndaj temave kyçe, manipulimi i saj me shifrat dhe lavdimi për kursim të parasë publike e që në fakt, sipas Hoxhës, është mungesë e vizionit.

Por në fund Hoxha e kishte komplimentuar Osmanin për dukjen.

“Më tepër e kam dëgjuar duke folur për Ukrainë së fundi sesa gjithë vitin për Kosovën. Por, një gjë duhet ta pranojmë – komplimente për dukjen!” – ka shkruar Hoxha në Facebook.

Ndaj kësaj ka reaguar këshilltarja e presidentes Osmani, Donjeta Miftari.

“Guximi për t’i vënë pikë të keqe e për të stopuar korrupsionin, keqpërdorimet e pazaret me territorin e Kosovës. Mbrojtja e interesit të qytetarëve me vepra e jo me fjalë boshe, faktet para lajmeve të rrejshme me tendenca manipuluese e destabilizuese, shpenzimi efektiv, efikas e transparent. Kjo është presidentja Osmani. Dy fjalë për seksizmin që gufon në çdo pore të disa që fshihen pas maskës kinse progresive: kur e keni bërë një koment për pamjen e një burri, burri politikan, në veçanti?! Është për keqardhje qasja seksiste në shoqërinë tonë dhe fakti që e njëjta amplifikohet tutje nga disa gra në politikë. Për në fund, nëse dikush ka pikëpamje për qëndrimet politike të presidentes, jemi fakt që jetojmë në një demokraci të hapur ku këto mendime mund të shprehen publikisht. Por përpjekja për të reduktuar fuqinë e presidentes në pamjen e saj është trishtuese dhe indikator i infatilitetit në politikën ditore në vend”, thuhet në reagimin e Miftarit në Facebook.