Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pas reshjeve të ditëve të fundit, situata sinoptike do të stabilizohet.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale të martën, do të lëvizin rreth zeros deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore, duke lëvizur në kufijtë 10-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.