Arbëri

Tërnava për muajin e Ramazanit: Freskon besimtarin dhe shton ndenjën e solidaritetit

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë të premten mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Ai ka thënë se agjërimi i Ramazanit e freskon besimtarin dhe shton ndenjën e solidaritetit.

“Ramazani është muaj i bekuar që freskon dhe ujitë zemrat dhe mundëson ruajtjen e kultivimin për familjen dhe misionin e saj. Apeloj te të gjithë të angazhohemi në ruajtjen e familjes ashtu siç na ka krijuar zoti me dy gjini”, ka thënë ai.

Tërnava ka folur edhe për ndalimin e shkollimit të një vajze me mbulesë në një shkollë në Gjakovë.

“Ky rast shpresojmë të mbetet i izoluar dhe BIK-u dënon rastin e tillë. MASHT-i të bëjë shfuqizimin e udhëzimit administrativ për ndalimin e shkollimit të vajzave me mbulesë”, tha Tërnava./kp