Arbëri

Surroi: Mendje të mprehtë e dritë lirie për shumë popuj

Descriptive Text

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, e quajti mendje të mprehtë e dritë lirie për shumë popuj, ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, që vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare.

Tha se emri i saj do të mbahet gjithmonë mend si sinonim i lirisë së popullit të Kosovës.

“Madeleine Albright, një mendje e mprehtë, një thellësi intelektuale dhe një gjerësi shpirti e njerëzimi. Qe një dritë lirie për shumë popuj të botës,e për popullin e Kosovës në veçanti.

Emri i saj do të mbahet gjithherë në mend si sinonim i lirisë së Kosovës duke zënë vendin e vet të merituar në themelet e pavarësisë së Kosovës. Një falënderim i përjetshëm!”, ka shkruar Surroi në Facebook.

Albrihgt ishte Sekretare e Shtetit në kohën kur në Kosovë po zhvillohej lufta, e edhe gjatë marrëveshjes së Rambouillet, ku pjesë e delegacionit të Kosovës ishte edhe Surroi.