Arbëri

Në Prizren ka nisur simpoziumi kushtuar ekologjisë dhe mjedisit

Prizren, 14 korrik - Ka filluar sot simpoziumi ndërkombëtar “Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology”, i organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit dhe ai “Haxhi Zeka” i Pejës. Në të, sipas njoftimit të organizatorëve, po marrin pjesë profesorë nga shtete të ndryshme të Evropës (Austri, Itali, Gjermani, Slloveni, Spanjë, Kroaci, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Shqipëri, etj.) dhe i takon fushës së ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, në cilësinë e nikoqirit, në hapje të punimeve të këtij simpoziumi, theksoi se për seriozitetin e kësaj konference flet numri i madh i studiuesve nga shumë shtete evropiane, që po marrin pjesë në të dhe shtoi se një organizim i tillë është vlerë për UPZ, por edhe për gjithë Kosovën. “Kontributi i juaj do të jetë edhe për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtje së bimëve endemike dhe diversitetit në vendin tonë”, nënvizoi rektori Vataj.

i Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës, Prof. Dr. Fadil Millaku, në cilësinë e bashkorganizatorit të simpoziumit, falënderoi organizatorët për kontributin e dhënë që ky organizim të shkojë për së mbari, ndërsa, Prof. Zeljko Skvorc, nga Universiteti i Zagrebit, u shpreh i kënaqur që ky simpozium me këtë tematikë po organizohet në Prizren.