Arbëri

Mot me diell të martën në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e pranverës do të karakterizohet me kushte të njëjta meteorologjike, sikurse në ditët e shkuara, dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, sidomos të minimaleve. Nga dita e enjte do të ketë rritje të temperaturave maksimaleve.

“Sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve”, thuhet në njoftimin e IHK-së të martën.

Sipas IHK-së, në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes,

"Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius", thuhet tutje në njoftimin e IHK-së.