Arbëri

KOHA raporton nga brenda Ukrainës

E dërguara e posaçme e KOHËS për raportim për luftën në Ukrainë, Saranda Ramaj, ka arritur të futet në territorin e shtetit ku po kryhen luftimet. Kohavisioni është bërë televizioni i parë nga Kosova që raporton direkt nga Ukraina që po pushtohet nga Rusia.

Të martën, Ramaj në një lidhje direkte për KTV-në ka treguar se është rrugës për qytetin e Lvivit, pasi me vështirësi ka arritur ta kalojë kufirin nga Polonia.

Ajo ka thënë se ka arritur të hyjë në Ukrainë me arsyetimin që është aty për të raportuar për gjendjen dhe luftën e Ukrainës.

Teksa udhëtonte me autobus drejt qytetit të Lvivit, për shkak që kushtet s’lejonin opsion tjetër, Ramaj ka treguar se gjatë rrugës ka vënë re numër të konsiderueshëm të qytetarëve që nga Polonia kishin vendosur të ktheheshin në vendlindje nga ku ishin zhvendosur.