Arbëri

Hakohet faqja e deputetit Selmanaj në Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, njoftoi të hënën (21 mars), se faqja e tij zyrtare e tij në Facebook, ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Selmanaj deklaroi se tash e një javë nuk ka qasje në të, derisa njoftimin e bëri nëpërmjet profilit privat.

Ai shtoi se rastin do ta inicojë në Policinë e Kosovës.

“Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arritur ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nis procedurat policore. Prandaj të dashur miq dhe ndjekës në Facebook, që nga e hëna e kaluar, gjithçka që është postuar në faqen time nuk është e postuar nga unë. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kanë shqetësuar. Shpresoj ta rikthej së shpejti”, ka shkruar ish-zv.kryeministri.

Aktualisht, faqja zyrtare e Selmanajt, nuk është publike në Facebook.

Image