Arbëri

Inspektime nëpër markete, zbulohen mospërputhje mes çmimeve në arkë dhe në rafte

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka treguar se ka pasur inspektime edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Sipas MINT-it gjatë inspektimeve të shtunën, janë hasur parregullësi në markete, ku ka pasur mospërputhje të çmimeve në rafte dhe në arkë. Mashtrimi ishte mashtruar duke reklamuar zbritje.

“Po ashtu në disa produkte mungoi deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. MINT falënderon gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet nga MINT.