Arbëri

Deputetët e AAK –së bojkotojnë Kuvendin deri më 6 prill

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një deklarate thotë se ka marrë vendim im që të bojkotojë punimet në Kuvendin e Kosovës deri më 6 prill, ditën kur pritet të merr një vendim i Gjykatës franceze për rastin Haradinaj.

Në këtë deklaratë thuhet:

“Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës; Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri më 6 prill 2017.

Grupi Parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Deputetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletë arrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.

Ne deputetët e AAK-së, kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”.