Arbëri

Smith: NATO është e gatshme për çdo situatë

Ambasadorja e SHBA-se në NATO, Julianne Smith në audio konferencë ka thënë se NATO ka vijë të kuqe të qartë që bazohet në artikullin 5, që nëse një anëtar sulmohet përfshihen të gjithë.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të aleatëve, ajo ka thënë se Aleanca është e gatshme për çdo situatë.

“Bllokimi i zonës ajrore. Mesazhi qe vjen prej aleancës dhe SHBA-së, kjo çështje nuk është në tavolinë. Qëllimi kryesor është të ndalet sulmi rus dhe vrasja e mëtejme e civilëve”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se ndalimi i fluturimeve na qon në drejtim të gabuar.

Smith ka shtuar se interesi i përbashkët është që konflikti te mos përshkallëzojë në vendet e tjera.

“Por Ukraina do të ndihmohet me sistem mbrojtës ushtarak. Dislokim të trupave në Evropën juglindore, Rumani, Poloni, prezencë më të vogël në Bullgari. Hapa të mëtejmë do të diskutohen në takimin e nesërm në Bruksel”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj konference pati edhe kërkesa për pyetje nga Kosova, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, por nuk u parashtruan nga moderatori.