Arbëri

Mot me diell sot në Kosovë

Gjatë ditës së martë parashihet mot kryesisht me diell, herë-herë edhe vranësira kalimtare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.

“Java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. Nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje. Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.