Arbëri

Ministrja e Jashtme gjermane mbërrin në Kosovë, takohet me Osmanin

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka arritur në Kosovë, pasditen e së enjtes.

Ajo është pritur në aeroport nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla, ndërkaq tani është në takim me presidenten, Vjosa Osmani.

Ndërkohë, pas Osmanit, Baerbock do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti, me të cilin do të kenë një konferencë të përbashkët për media.