Arbëri

Rreth 1,000 armë konfiskohen në vit në Kosovë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është duke mbajtur mbledhjen ku po raporton drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti. Ndër temat e diskutimit janë armët ilegale, sigurimi i kompanive private, grabitjet e vrasjet.

Deputeti Mefail Bajqinovci ka pyetur se sa është numri i personave që sot posedojnë armë me leje të UNMIK-ut dhe leje të Republikës së Kosovës që ende nuk i kanë përkthyer.

Kurse, Hoti ka thënë se janë rreth 20 mijë të tilla.

“Janë rreth 20 mijë armë të tilla që poseduesit nuk u janë nënshtruar procedurat e ligjit të ri. Por është me rendësi që këto janë të regjistruara. Janë 37 mijë armë që qytetarët i kanë me leje sipas kërkesave me ligjin e ri. 1 mijë armë konfiskohen në vit. Numri i armëve me leje të përdorura në akte kriminale është jashtëzakonisht i vogël”, ka thënë ai.