Arbëri

Vuçiq: Prapa vërejtjeve të BE-së fshihet çështja e Kosovës

Descriptive Text

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se prapa vërejtjeve të ndryshme të Bashkimit Europian rreth negociatave të kapitujve 23 e 24 fshihet çështja e Kosovës, transmeton Koha.net.

Vuçiq, nga Greqia, e ka ftuar Bashkimin Europian që haptas t’ua thotë këtë gjë qytetarëve të Serbisë ose BE të tregojë çfarë krejt duhet të bëjë Serbia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe “deri kur ajo duhet të presë në paradhomë”, përcjell FoNet.

“Po të ishte çdo gjë në rregull me çështjen e Kosovës, do të ishim kampionë për të drejtat e njeriut... Po pritet të shihet se çfarë do të bëhet rreth Kosovës dhe ajo është thelbi”, ka thënë Vuçi pas takimit të sotëm me kryeministrin grek Aleks Tzipras në Selanik.