BE - Ballkanit Perëndimor: Plotësoni kushtet ju, i plotësojmë edhe ne

BE - Ballkanit Perëndimor: Plotësoni kushtet ju, i plotësojmë edhe ne

13 July 2017 10:54

Samiti në Trieste ka qenë ngjarje e rëndësishme dhe e suksesshme i cili ka konfirmuar perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe që bëri një punë të përbashkët në projekte, ka kumtuar Bashkimi Europian, transmeton Koha.net.

"Në këtë samit të rëndësishëm, mikpritës i të cilit ishte Italia, në radhë të parë kemi konfirmuar perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE”, theksohet në kumtesën e Komisionit Europian pas përfundimit të samitit.

Nga Komisioni Europian theksohet se liderët nga rajoni me bashkëbisedues nga vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë folur për “fushat kryesore të bashkëpunimit rajonal” dhe se “janë vënë masa konkrete me qëllim të lidhjes më të mirë të infrastrukturës, ekonomisë dhe njerëzve në rajon”.

Të gjithë, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, thuhet në kumtesë, e duan qartë integrimin e madh në BE dhe kjo përkrahet edhe nga qytetarët në rajon.

"Nga ana e BE-së, ne jemi të vendosur të mbajmë dyert e hapura dhe të garantojmë se ekziston e ardhmja në Unionin për secilin nga ta. Sapo të përmbushen reformat e duhura, ne do t’i përmbushim premtimet nga ana jonë”, ka thënë në fund të samitit shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini.

Ajo ka shtuar se “projektet praktike” janë suksesi tjetër i madh i këtij samiti.

”Shumë projekte janë financuar, kryesisht falë fondeve të BE-së, e është nënshkruar një marrëveshje shumë e fuqishme për Traktatin e Komunitetit të Transportit që hap lidhje të reja në rajon por edhe të rajonit me BE-në”, ka shtuar Mogherini.

KE përkujton se krahas Federica Mogherinit, në takime, forume dhe në nënshkrimin e Traktatit ë Komunitetit të Transportit, kanë marrë pjesë edhe komisari për Zgjerim Johannes Hahn dhe ajo për Transporte Vioeleta Bulz, si dhe përfaqësuesit e Austrisë, Kroacisë Francës, Gjermanisë, Italisë, Sllovenisë dhe Britanisë së Madhe.

”Të gjithë pjesëmarrësit me kënaqësi presin takime të reja në nivelin më të lartë që do të mbahej në rajon”, thotë kumtesa, përcjell Koha,net.

KE ka shtuar se kryesuesi i BE –së, në emër të Unionit, me pesë vende të Ballkanit Perëndimor ka nënshkruar Traktatin për Komunitetin e Transportit që do të do të duhej t’i kontribuonte përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë më të mirë të shërbimeve transportuese në rajon.

"Kjo njëkohësisht do të ndihmojë edhe harmonizimin e ligjeve transportuese kombëtare në rajon me ligjet që janë në fuqi në BE e do t’i kontribuonte bashkëpunimit më të mirë e rrugës më të shpejtë drejt në BE. Njëkohësisht B e H është ftuar që sa më shpejt ta nënshkruajë këtë Traktat”, thekson Brukseli.

Në kumtesë theksohet se në samitin e Triestes liderët nga Ballkani Perëndimor janë marrë vesh rreth planit aksional për zhvillimin Rajonal në fushën ekonomike e cila “do të krijojë treg nga 20 milionë njerëz, do të tërheqë investimet dhe do të hapë vende të reja pune”.

Këtë iniciativë Komisioni do ta përkrahë me pakon prej 7 milionë eurosh për të ndihmuar klimën investuese, strategjitë e “specializimit të mençur” dhe Forumin investues të Ballkanit Perëndimor.

Forumi i investues i odave, që përfshin odat ekonomike të rajonit, në samit ka promovuar zyrën e vet të përhershme i cili fushën e vet ekonomike do të duhej ta vinte në shërbimin konkret të kompanive nga rajoni.

Komisioni Europian ka paralajmëruar edhe financim shtesë të programit për financim të ndërmarrjeve dhe të inovacioneve të Ballkanit Perëndimor me 48 milionë që kompanive të rajonit do t’iu sillte rreth 250 milionë euro.

Në samitin e Triestes është mbajtur edhe Forumi i të rinjve BE – Ballkani Perëndimor që tuboi më shumë se 100 liderë të rinj e përfaqësues të organizatave rinore të cilët biseduan për ndërmarrësinë, lëvizshmërinë, përfshirjen dhe rolin e të rinjve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme