Arbëri

SHSKUK-ja përgënjeshtron Haxhiun

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka dëmtuar deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu sot në Komisionin për Shëndetësisë tha se në SHSKUK në vitin 2021 janë bërë afro 20 mijë operacione më pak krahasuar me vitin 2019.

Haxhiu tha se në vitin 2021 u bënë 22 mijë operacione, ndërsa në vitin 2019 ishin bërë 40 mijë operacione.

Mirëpo, SHSKUK ka thënë se në vitin 2021 në nivel të saj janë bërë gjithsej 33 mijë e 666 operacione, rreth 7000 më pak se në vitin 2019, e rreth 7500 më shumë se në vitin 2020 që ishte vit pandemik.

“SHSKUK informon opinionin publik se në nivel të SHSKUK-së gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 33,666 operacione, që përbën rreth 7,000 operacione më pak se në vitin 2019 (në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021. Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me dy valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, SHSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizojë numër të konsiderueshëm të intervenimeve kirurgjikale. Po ashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emergjente dhe rastet me sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë”, thuhet nga SHSKUK.