Arbëri

Kryesia e Kuvendit propozon rezolutë për situatën në Ukrainë

Descriptive Text

Kryetarja e Grupit Parlament të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se në Kryesinë e Kuvendit u diskutua situata e krijuar në Ukrainë, me ç’rast nga partitë parlamentare u propozua miratimi i një rezolute.

Ajo tha se duhet të prezantohet qëndrimi i Kuvendit, i unifikuar nëpërmjet rezolutës, derisa sipas Kusari-Lilës, duhet të dallohen vendet që dolën pro NATO-s dhe pro BE-së.

“Të prezantohet qëndrimi i Kuvendit, i unifikuar në një rezolutë të përbashkët, që synojnë të kërkojë nga mekanizmat e BE-ja që të bëhet qartë dallimi mes shteteve që u rreshtuan pro NATO-s dhe BE-së, dhe vendeve që refuzuan të bëjnë një gjë të tillë, si rasti i Serbisë. Nuk mund të trajtohen njëjtë vendet pas rastit në Ukrainë”, deklaroi Kusari-Lila.

Kryetarja e GP të LVV-së potencoi se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet këtë të enjte, në ora 10:00, ndërsa më 5 mars, do të mbahet seancë solemne për nder të fillimit të ditëve të epopesë së UÇK-së. Kjo seanca do të nisë nga ora 12:00.