Arbëri

Komisionerja e BE-së njoftohet me planet e Kosovës në fushën e transportit

Descriptive Text

Kryeministri i në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa sot në Trieste ka zhvilluar një takim bilateral me komisioneren e BE-së për Transport, Violeta Bulc, njofton kumtesa nga Kryeministria .

Gjatë takimit është biseduar për, siç thotë kumtesa, progresin e Kosovës në fushën e transportit në të gjitha aspektet, si dhe për projektet aktuale dhe ato që planifikohen për të ardhmen.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Transportit ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimore, që ka për qëllim përmirësimin e ndërlidhshmërisë në fushën e transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhshmërinë me vendet e Bashkimit Evropian.