Arbëri

Një i vdekur e 158 të infektuar me koronavirus sot në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 të martën në Kosovë, ndërsa nga 1.626 testime, 158 raste kanë rezultuar pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 644 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 218.909.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.396.