Arbëri

Paralajmërohet rritje e çmimeve të qumështit

Milazim Berisha nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka thënë se kanë kërkuar takim me Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas tij bujqit janë në gjendje të rëndë.

Berisha ka thënë se në takim me institucionet vazhdimisht kanë shprehur brengat dhe telashet e fermerëve.

Ai në emisionin "Sot" tutje ka paralajmëruar edhe rritje të çmimeve të qumështit, por sipas tij, kjo do të reflektohet pas korrjeve.

“Kërkesa e fundit ka qenë urgjente duke u bazuar në rrethanat që i kemi tash, duke marrë parasysh edhe ngritjen e lartë të çmimeve të produkteve bujqësore. Pritet të rritet edhe çmimi i qumështit dhe produkteve tjera. Kjo pasi çmimi i produkteve që janë të nevojshme për prodhimin e qumështit janë rritur maksimalisht. Si pasojë e ndryshimeve që kanë ndodhur, ne kemi probleme shumë të mëdha. Fermerët kanë probleme me ekzistencën e tyre dhe shumë ferma janë mbyllur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë në takim kanë kërkuar që t’i ndryshojnë këto politika sa më shpejtë.

“Duke marrë parasysh çmimet që janë ngritur në impute, si plehrat, nafta dhe komponentët tjera, atëherë do të vie deri edhe të rritja e çmimit të qumështit. Kjo do të reflektohet tek pas periudhës së korrjes. Tek mbas korrjeve do të kemi rendiment më të ulët dhe çmimet do të rriten”, ka thënë ai.