Arbëri

Moti sot, me shi e borë

Gjatë ditës së sotme parashihet të ketë reshje shiu dhe bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë Celsius.

“Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë, por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.