Arbëri

Veseli: Duhet t’u jepet fund fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar për shtyrjen e vendimit për lirimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se duhet t’u jepet fund fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve të Uck-së dhe të ndalen përpjekjet për njollosjen e luftës së shqiptarëve për pavarësi.

“Duhet t'u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalën këto përpjekje të ulta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi”, ka shkruar Veseli.

“Lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranushëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar në fund kryetari i Kuvendit të Kosovës.