Arbëri

Borrell pas takimit me Kurtin: Presim të kemi përparim konkret në dialog

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se në takimin e zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë diskutuar mbi sfidat gjeopolitike, duke mos lënë anash edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Borrell nëpërmjet një postimi në Twitter, ka njoftuar se Bashkimi Evropian pret shumë shpejt përparim lidhur me bisedimet në Bruksel.

Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian pret shumë shpejt progres konkret lidhur me bisedimet në Bruksel.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, shkëmbyem tema lidhur me sfidat gjeopolitike që po shohim për momentin dhe implikimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Ne diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Mezi presim progres konkret së shpejti”, ka shkruar Borrell.