Arbëri

Meta: Retorikat anti-shqiptare në Maqedoni cenojnë bashkëjetesën

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet një deklarate për media për situatën në Maqedoni, ka shprehur keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike - si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.

Ai ka shprehur shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe ka inkurajuar të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.

“Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike - si garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë”, ka thënë Meta