Arbëri

Hashim Thaçi uron të gjithë për pavarësinë

Foto: Reuters

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka uruar të gjithëve që sot festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

I biri i tij, Endriti, përmes një story në Instagram, ka treguar se Thaçi sot ka biseduar me nënën dhe babain e tij.

“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14-vjetorin e pavarësisë. Gëzoheni shtetin!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Hashim Thaçi së bashku me shumë ish-luftëtarë të UÇK-së, janë në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Image