Arbëri

FSSHK-ja kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë

Descriptive Text

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Sipas FSSHK-së, ministri nuk ka reaguar për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë pas publikimit të draftit për Ligjin e pagave.

“Andaj nga ky moment pasi që ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj. Ministër keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh, por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, thuhet në reagimin e tyre.

Në shëndetësi, sipas draftit për Ligjin e pagave, mjekët specialistë do të kenë koeficient 10.1 të pagës, ndërsa koeficientin më të ulët do ta kenë laborantët, infermierët, mamitë, teknikët mjekësorë dhe ata farmacistë me koeficientin më të ulët 3.7 e më të lartin në këtë kategori 4.75.

Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars.

Image