Arbëri

Smajljaj: Kosova duhet të eksplorojë aty ku Britania mund ta mbështesë

Ligjëruesi i politikave të Bashkimit Evropian, Avdi Smajljaj, ka thënë se Kosova duhet të eksplorojë aty kur Britania mund ta mbështesë, përfshirë të gjitha fushat.

Smajljaj thotë se Kosova madje duhet ta shfrytëzojë mbështetjen britanike edhe për dialogun.

“Duhet një angazhim më i madh i institucioneve të Kosovës në marrëveshjet që mund të hyjnë me Britaninë, në fushën e arsimit, shëndetësisë, ambientit dhe në fusha të tjera ku është e gatshme që Britania ta mbështesë Kosovën. Kosova duhet të konsultohet me ekspertët britanikë edhe sa i përket çështjes së dialogut. Të përdor bashkëpunim sa më të ngushtë me emisarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, për ta forcuar pozitën e Kosovës në dialog, duke ditur se statuti i Britanisë është i qartë sa i përket vendin tonë. Ne mund t’ia ofrojmë si këmbim Britanisë një shtet funksional, një shtet ku sundon ligji”, ka thënë Smajljaj në “Interaktiv” të KTV-së.

Emisari special i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ditëve të fundit vizitoi rajonin, përfshirë Kosovën, ku zhvilloi takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Një ndër justifikimet e para për emërimin e Peachit në pozitën e emisarit për Ballkanin Perëndimor, sipas Smajljajt, ka ardhur për shkak të krizës në Bosnjë & Hercegovinë.