Çfarë thotë Selmanaj për kërkesën e Haradinajt për takim me deputetë

Çfarë thotë Selmanaj për kërkesën e Haradinajt për takim me deputetë

11 July 2017 20:35

Kërkesa e Ramush Haradinajt, pretendent për kryeministër i koalicionit PAN, për takime me Vetëvendosjen dhe koalicionin LAA shpalos shumë paqartësi, sipas anëtarit të LDK-së Driton Selmanaj.

Ai ka thënë në Rubikon të KTV-së se kërkesa zyrtare e Haradinajt nuk ishte proceduralisht e përpiluar mirë. Selmanaj ka shtuar se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë se nuk “ka hapësirë për bashkëpunime me AAK-në derisa është pjesë e koalicionit me PDK-në”.

“Më mirë zgjedhim opozitën”, ka shtuar ai.

E për takimin veç e veç të Haradinajt me deputetët e zgjedhur, Selmanaj nuk e vlerëson si praktikë të mirë.

Selmanaj theksoi se në këtë fazë, një takim me Haradinajn do të ishte krejtësisht i parëndësishëm dhe nuk do të bënte që të ndryshonte mendimin apo pozicionin e tij brenda subjektit që përfaqëson.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme