Arbëri

Apostollova takon zyrtarë të Vetëvendosjes

Descriptive Text

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti dhe nënkryetari i Lëvizjes, Dardan Sejdiu kanë takuar sot shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net .

Në këtë takim në zyrat e BE-së, u diskutua situata pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, vizita e delegacionit të Vetëvendosjes në Bruksel si dhe disa nga prioritet qeverisëse të kësaj partie.

Palët, sipas kumtesës, u pajtuan për bashkëpunim të mëtejshëm e të vazhdueshëm dhe intensifikim të raporteve.