Arbëri

Mot me reshje shiu sot në Kosovë

Descriptive Text

Moti sot parashihet të jetë me diell e vende-vende parashihet të ketë edhe reshje të intensitetit të dobët. Shkak i ngricave, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet 5-6 gradë.

“Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.