Arbëri

Lumezi dhe Hovenier diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Descriptive Text

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, kanë zhvilluar një takim virtual ku kanë diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit.

Përveç kësaj teme, bëhet e ditur se palët kanë diskutuar edhe për administrimin efikas të drejtësisë dhe konsolidimin e pavarësisë institucionale.

Nëpërmjet një komunikate për media nga Prokuroria e Shtetit, bëhet e ditur se pjesë thelbësore në këtë diskutim ishte edhe angazhimi i Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda.

“Në këtë kontekst, palët patën diskutime të frytshme dhe konstruktive për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, administrimin efikas të drejtësisë dhe konsolidimin e pavarësisë institucionale”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Hovenier thuhet se ka vlerësuar progresin e arritur në sistemin e drejtësisë dhe siguroi Kryeprokurorin e Shtetit që SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin sistemin prokurorial.