Arbëri

Peci-Mustafës: E ke ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i ke shkaktuar vendit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kritikuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook ka thënë se Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë.

Peci ka thënë se Mustafa e ka harxhuar kohën për mendime politike me një fund të palavdishëm.

“Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se Mustafa e ka ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i ka shkaktuar vendit.

“Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik. Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë”, ka shkruar tutje ai.