Arbëri

Germin me raport për problemet e votimit të diasporës në zgjedhjet lokale

Organizata Germin ka dalë me një raport për votimin e diasporës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe të balotazhit më 14 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas Germinit në zgjedhjet lokale të vitit 2021 numri i aplikuesve ka qenë për 7000 më i madh se në vitin 2017.

Germin ka dalë me disa rekomandime. E para të zhvillohet një platformë elektronike për aplikim për regjistrim në uebfaqen e KQZ-së, e dyta të votohet vetëm me dokumente të Kosovës, e treta të dërgohet posta në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës, ndërsa ka kërkuar edhe të rishqyrtohet çështja e votimit nga jashtë në zgjedhjet lokale. Sipas Germin votimi i qytetarëve në zgjedhjet lokale kërkon gjithashtu një nivel të caktuar të njohurive dhe lidhjes me komunën përkatëse.

“Prandaj është e rëndësishme të shqyrtohen modalitetet dhe praktikat më të mira në mënyrë që pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet lokale të ndikojë në mënyrë kualitative në zhvillimet politike në komunat e Kosovës”, thuhet në rekomandimin e Germinit.