Arbëri

MSH-ja bën thirrje për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim.

Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja ka bërë të ditur se më shumë se 1.7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Sipas Ministrisë, vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

“Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19. Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes. Gjej sa më parë qendrën tuaj të vaksinimit dhe VAKSINOHU”, thuhet në njoftim.