Arbëri

Alsat: Anëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë

Disa anëtarë të Grupit të Kumanovës, kanë kërkuar nga institucionet e Maqedonisë t’u mundësohet transferimi në Kosovë për të vazhduar vuajtjen e burgimit.

Televizioni Alsat në Maqedoni, ka publikuar fotografi të kërkesave që ka siguruar, e ku shihen ato të protokolluara më datë 25 janar 2022, të Andi Krasniqit, Lirim Krasniqit dhe Demë Shehut.

Grupi i Kumanovës numëron 37 persona të dënuar. Shtatë prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm për aksionin që kryen në maj të vitit 2015, ku u përleshën me forcat policore maqedonase. Pati të vrarë nga të dy anët, tetë policë e 10 nga Grupi i Kumanovës.

Më herët, anëtarë të këtij grupi kanë përjashtuar çdo mundësi për transferim në Kosovë, pasi sipas tyre, në këtë mënyrë do të pranonin fajësinë.