Arbëri

Haxhiu i quan absurde masat e reja kufizuese

Descriptive Text

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se Qeveria aktuale po nxjerr vendime absurde, përfshirë vendimin për masat e reja anti-COVID.

Ai shkroi në Facebook se derisa Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa kufizuese, që sipas tij janë të panevojshme, ministri Rifat Latif i ka kundërshtuar. Kjo sipas tij nuk kërkon koment, derisa ka shtruar pyetje se kush e udhëheqë MSH-në.

“Kush po e udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë, kush po i vendos kufizimet kur ato po i kundërshton ministri i shëndetësisë z.Latifi. Si ka mundësi që ministri i Shëndetësisë t'i kundërshtojë masat që i ka propozuar Ministria e Shëndetësisë dhe që janë vendosur nga Qeveria, a nuk është konsultuar ai fare si ekspert i fushës për këto masa?!”, shkroi Haxhiu.

“Izolimi që po bën kjo qeveri duke vënë rregulla ekstreme në kufirin me Shqipërinë, por edhe masat tjera kufizuese tashmë në këtë situatë janë të pakuptimta”, ka shtuar tutje.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar duhet diskutuar me të gjitha dikasteret për marrjen e masave të përbashkëta, përfshirë edhe mbylljen ose jo të shkollave.