Arbëri

Nesër mblidhet Komiteti për COVID-19, diskutohen masat e reja

Të enjten do të mblidhet Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në vend.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i ka thënë KOHËS se në takim do të diskutohet mundësia e vendosjes së masave të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se janë regjistruar 2.050 raste pozitive me koronavirus, derisa javëve të fundit, shifrat pozitive janë shënuar rritje.