Arbëri

Rama Erdoganit: Ore jam artist serioz unë

Gjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyp Erdogan në Tiranë, kryeministri Edi Rama ia dhuroi mysafirit një lloj vazoje punëdore. Rama tha se këtë e ka punuar vet.

Duke ia shpjeguar vazon e punuar, Rama i tha Erdoganit se është artisti serioz.

“E kam vet, me këto duar. Jam artist serioz unë. Megjithatë siç thashë, në shtëpi duhet të shkojë kjo (vazoja). Se e kam bërë që zonja e kupton më mirë artin sesa ai", deklaroi Rama, derisa presidenti Erdogan i shtronte pyetje rreth vazos.

Erdogan ka qëndruar të hënën në Tiranë, me ç’rast inauguroi një lagje në Laç, me disa banesa të ndërtuara për të prekurit e tërmetit.

 

“E kam bërë vetë me këto duar thuaji, jam artist serioz”, Rama impresionon Erdoganin LEXO MË SHUMË NË TVKLAN.AL

Posted by Tvklan on Tuesday, January 18, 2022