Arbëri

Serbët nga Kosova nisen me autobusë për të votuar në Serbi

Descriptive Text

Afro dhjetë autobusë janë nisur nga Mitrovica e Veriut për në Serbi, ku qytetarët serbë të Kosovës do të votojnë në referendumin e Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Qytetarët serbë të Kosovës, sipas një të marrë nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë mund të votojnë në referendumin e Serbisë në qendrat e votimit në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë.

Më herët në Mitrovicën Veriore rreth 100 qytetarë kishin mbajtur një tubim simbolik, ku kishin bërë sikur po votojnë. Pas tubimit kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka paralajmëruar reciprocitet.

U paralajmërua një protestë tjetër për ora 12:00, por vetëm pak qytetarë u mblodhën.

Një grup i serbëve kanë protestuar edhe në Gorazhdevc të Pejës.

{gallery}


23 autobusë nisen nga Graçanica për në Kurshumli

Rreth 1000 serbë nga Graçanica janë nisur për në Kurshumli për të votuar në referendumin e Serbisë për ndryshime kushtetuese, raporton “RTS”.

Qytetarët serbë të Kosovës mund të votojnë në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë.

Më herët nga veriu i Mitrovicës janë nisur dhjetë autobusë për në Serbi.