Arbëri

Von Cramon-ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë: Pres forcim të bashkëpunimit

Descriptive Text

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur ardhjen e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Von Cramon, tha se pret ta takojë së shpejti Hovenier bashkë em ekipin e tij për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

“Mirë se vini në Prishtinë Ambasador Hovenier! Unë pres që së shpejti të takohemi me ju dhe ekipin tuaj për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm të BE-së dhe SHBA-së”, ka shkruar Cramon.

 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka marrë sot edhe zyrtarisht detyrën e tij.

Në ditën kur Hovenier mori detyrën zyrtare, tha se është I përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve.